-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mori borxh 650 mln euro për energjinë”, Tabaku: Rama s’di të menaxhojë

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend. Tabaku është shprehur se po bëhet një vit që kur vendi po pëson krizë për energjinë, pavarësisht burimeve që ka.

Ajo ka shtuar se lufta në Ukrainë nuk ishte shkaku kryesor i problemeve të energjisë, por është keqmenaxhimi i Edi Ramës.

Një borxh përmes Eurobondit me vlerë 650 mln euro u morr nga qeveria në kushte më të pafavorshme. E gjitha kjo për t’i dhënë ndihmë blerjes së energjisë më shtrenjtë dhe për ta shitur atë më lirë. Një politikë me Eurobondin e përsëritur në mënyrë sistematike ndër vite gjatë qeverisjes së Ramës,” ka shkruar ajo.

Më tej Tabaku ka shtuar se në 8 vite qeverisje Rama ka pasur në dorë të mbushte buxhetin nga shitja e energjisë. Po ashtu ajo ka dhënë dhe mundësinë e krijimeve të energjisë nga panelet diellore.

Rruga e vetme që ka mbajtur qeveria ka qenë ajo e shitjes dhe blerjes së energjisë përmes pazarit që favorizon qeveritarët. PD ka denoncuar në një kallëzim në SPAK në lidhje me abuzimet në shitjen dhe blerjen e energjisë.

Në fund do të jenë qytetarët që do të paguajnë çmimin e lartë të energjisë. Do ta paguajnë përmes taksave të larta, përmes faturave të kripura,” ka përfunduar Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit