Papa Françesku ka thënë se nëse Lideri i Koresë së Veriut do ta ftonte, ai nuk do të hezitonte ta vizitonte dhe të punonte për paqen, shkruan France24.
“Kur më ftojnë dhe i lutem të më ftojnë nuk do të them jo. Qëllimi është thjesht jemi vëllezër”, tha Papa në një intervistë.
Papa u ka kërkuar vazhdimisht koreanëve që të punojnë për paqen. Kur ai vizitoi Korenë e Jugut në vitin 2014, ai u përpoq të ribashkonte të dy vendet.
Në vitin 2018, vizita e Françeskut në Korenë e Veriut ishte nën vëzhgim kur ish-presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in hapi një raund negociatash me Kim Jong Un. Në atë kohë, Moon, i cili është katolik tha se gjatë një takimi lideri i Koresë së Veriut i kishte thënë atij se do ta mirëpriste me “entuziazëm” Papën në vendin e tij.
Papa u përgjigj se do të pranonte një ftesë zyrtare. Më vonë, megjithatë, Pheniani ndërpreu kontaktet me Seulin. Që atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar, veçanërisht pas zgjedhjes së presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-geol, në maj.