Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, iu ka dhënë lojtarëve të tij mundësinë për të shprehur për ankesat.
Kjo ka ndodhur para të enjten para fitores së tyre me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit .
Pas një fillimi tronditës të sezonit, holandezi vendosi që lojtarët e tij të nxirrnin mendimet e tyre hapur pa ndonjë pasojë të mundshme.
The Sun ka raportuar se ishte i njëjti takim kur Ten Hag iu tha Cristiano Ronaldos dhe kapitenit Harry Maguire se nuk do të startonin kundër Liverpoolit. Mësohet se takimi ka zgjatur dy orë.
Gjatë bisedës, Ten Hag i dha çdo lojtari mundësinë për të dhënë mendimet e tyre për gjendjen aktuale të gjigantëve në Ligën Premier.
Ai gjithashtu ftoi çdo lojtar që nuk dëshironte të luante nën drejtimin e tij që të dilte përpara. Kjo ndodhi pasi iu tregoi se kishte mbështetjen e plotë të klubit për të larguar çdo individ që nuk dëshiron të luajë nën drejtimin e tij.
Edhe pse dukej që takimi ishte i organizuar për t’ia treguar vendin Ronaldos, portugezi nuk ka folur në këtë takim.