Pasi u shfaq pa grim në gjysmëfinalen e së hënës, Rauf do të garojë me 40 bashkatdhetarë të tjerë për titullin e Mis Anglisë në konkursin e tetorit. Organizatorët vërejnë se opsioni për të marrë pjesë pa grim ka ekzistuar edhe më parë, por kjo është hera e parë që dikush ka zgjedhur ta bëjë këtë.
Rauf, e cila gjithashtu pritet të jetë pa make-up në finale, e përshkroi përvojën si “të tmerrshme, por të mahnitshme .
“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndihem sikur shumë vajza të moshave të ndryshme janë të grimuara sepse ndihen nën presion. Nëse dikush është i kënaqur me lëkurën e tij, nuk duhet të detyrohet ta mbulojë atë me grim. Papërsosmëritë tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo person unik . Unë mendoj se njerëzit duhet t’i duan dhe të përqafojnë papërsosmëritë e tyre pasi bukuria e vërtetë qëndron tek thjeshtësia”, tha 20-vjeçarja.
Rauf po merr shumë mbështetje nga vajzat e reja të moshës së saj, të cilat thonë se me këtë lëvizje, i ndihmon të ndihen më të sigurt për veten e tyre.