Dihet mirë se pamja jonë është pjesërisht për shkak të gjeneve tona. Por ajo që ndoshta nuk e keni ditur është fakti se 90 për qind e mënyrës se si lëkura jonë plaket varet tërësisht nga ne dhe zakonet tona të përditshme.
Zakonet e përditshme që dëmtojnë lëkurën pa e kuptuar
Nuk aplikoni kremin kundër diellit
Ekspozimi UV është kontribuesi më i madh si në plakjen e lëkurës ashtu edhe në kancerin e lëkurës.
Aplikimi i kremit të diellit në baza ditore është linja juaj e parë e mbrojtjes.
Zgjidhni një krem kundër diellit me mbrojtje të paktën SPF 30 dhe bëjeni atë pjesë të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës në mëngjes, si larja e dhëmbëve.
Ngacmoni puçrrat
Ngacmimi i tyre çon në më shumë dëm sesa dobi. Trajtoni të gjithë fytyrën tuaj për të parandaluar shfaqjen e puçrrave në vend që të përpiqeni t’i trajtoni pasi t’i keni tashmë.
Nuk përdorni produktet e duhura për eksfolim
Në përpjekje për të ndihmuar lëkurën tuaj, mund të përfundoni duke e dëmtuar atë.
Mos e teproni me përdorimin e scrub-eve, pasi mund të shkaktojë çarje të vogla në shtresën e jashtme të lëkurës, madje duke krijuar inflamacion.
Nuk e lani fytyrën
Pastrimi është themeli i rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.
Ndihmon në largimin e papastërtive, vajit, grimit dhe ndotjes që grumbullohet në sipërfaqen e lëkurës.
Shumë kohë në dush
Pastërtia është një kusht themelor për shëndetin e lëkurës. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni të gjithë lagështinë dhe vajrat natyralë që prodhon.