-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apokalipsi godet vendin e varfër, 30 milionë të përmbytur, 1 mijë të vdekur

Kryesoret

Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit përjetoi një tjetër ditë shkatërrimi të shtunën.

15 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të furishme.

Autoritetet thanë se deri më tani numri i viktimave ka arritur në rreth 1 mijë ndërsa mbi 20 mijë shtëpi janë të dëmtuar vetëm në qytetin Nowshera.

Rreth 30 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në mbarë vendin.

Autoritetet vendore në qytetin pakistanez Nowshera, bënë sërish thirrje për evakuime.

Mes një “përmbytjeje shumë të madhe” në lumin Kabul në vazhdën e shirave të paprecedentë që e kanë futur pjesën më të madhe të vendit në krizë.

Sipas statistikave të qeverisë, më shumë se gjysma e Pakistanit është prekur nga përmbytjet dhe miliona njerëz janë lënë të pastrehë si rezultat i përmbytjeve.

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga reshjet dhe përmbytjet në të gjithë vendin është rritur në 982, krahas 1,456 të plagosurve të tjerë që nga e premtja.

Ushqimet dhe ndihmat po dërgohen në zona të izoluara, ku njerëzit e bllokuar presin ndihmë. Megjithatë, situata vazhdon të përkeqësohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit