-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy italianë përplaset fizikisht në Turqi, Balotelli s’e harron zakonin

Kryesoret

Dy italianë janë bërë pjesë e një përplasje fizike në futbollin turk. Mario Balotelli ka treguar edhe një herë se edhe pse vitet kalojnë, ai nuk ndryshon.

Sulmuesi italian u përplas ditën e sotme me trajnerin Vinçenco Montela, pas triumfit 1-0 që skuadra e Adana Demirspor, arriti në shtëpi ndaj Umranijesporit te Ermir Lenjanit.

Goli i fitores u shënua nga Rodriguez, teksa Baloteli u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e rusit Dzyba.

Për sa i përket përplasjes mes Balotetit dhe Montelës, incidenti shpërtheu në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Baloteli me sa duket i tha diçka Montellës teksa po largohej, trajneri më pas u kthye dhe u hodh drejt sulmuesit.

Ndërkohë që falë ndërhyrjes së anëtarëve të stafit, u bë e mundur parandalimi i një konfrontimi të turpshëm. Kjo nuk është hera e parë që Baloteli përfshihet në të tilla situate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit