Policia ka raportuar një ngjarje të rënë në familje në Tiranë. Burrë e grua janë përfshirë në një zënkë, ku bashkëshorti ka përfunduar në spital i plagosur me thikë.
Mësohet se burri, F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar. Ndërkohë, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe.
Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.