Në shikim të parë shkalla e papunësisë në Rusi thjesht nuk duket se ka kuptim.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse financiare dhe teknologjike ndaj Rusisë, duke goditur një sërë sektorësh ekonomikë.
Në të njëjtën kohë, shumë kompani perëndimore që punësojnë qindra dhe në disa raste mijëra qytetarë rusë janë tërhequr nga Rusia, si protestë kundër pushtimit të Ukrainës.
Papunësia ruse ka rënë në nivelin më të ulët post-sovjetik me vetëm 3.9 për qind në maj – shumë nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe jo shumë mbi shifrën e SHBA-së prej 3.6 për qind dhe mbetet në të njëjtin nivel edhe në muajin qershor.
Por, derisa pak ekspertë nuk besojnë në shifrat zyrtare ruse të papunësisë, shumë nga ta thonë se shpjegimi kryesor për shkallën e ulët nuk janë statistikat e dyshimta.
Sipas tyre, ky është një kombinim i trendeve demografike në rënie, qeverisë me një preferencë të gjatë në shkurtimin e orëve dhe pagave në vendet e punës
Humbja e vendeve të punës pritet të rritet duke filluar nga vjeshta, pasi puna sezonale në bujqësi, ndërtimtari dhe turizëm.
“Ekziston një sistem i mirë-zhvilluar i punësimit dhe mbështetjes sociale që po fillon përsëri” dhe ai e mban papunësinë të ulët, tha ai.
Rusia, e pasur me rezerva, përjetoi një zhvillim të madh ekonomik gjatë dy mandateve të para të Putinit, nga viti 2000 deri më 2008, e nxitur nga çmimet e larta botërore të naftës dhe gazit.
Që atëherë, vendi është përballur me katër periudha turbulence ekonomike që rezultojnë nga një sërë shkaktarës.