Virgjëreshat me siguri janë tronditur shumë gjatë kësaj jave pasi mësuan që nuk kanë asnjë shans për të punuar me J.Lo. Gjithsesi, a ka gjasa të humbasim një vend pune vetëm prej shenjës së horoskopit?
Të përdorësh shenjën e zodiakut të dikujt për të marrë vendime duket shumë tendencioze dhe në fund të ditës është e gabuar.
Një studim i vitit 2020 zbuloi se pjesëmarrësit e eksperimentit të bërë në Kinë, ishin më pak të gatshëm të punësonin kandidatët në CV-të e të cilëve tregonin se i përkisnin shenjës së Virgjëreshës. Kjo për shkak të tipareve të perceptuara si të pakëndshme të tyre.
Madje, në Kinë një pjesë e mirë njerëzish qëllimisht i shmangin Virgjëreshat, si partnerë, si punonjës, miq, etj- vetëm sepse perceptohen (pa të drejtë) si kritikues, të besdisshëm, të fiksuar pas pastërtisë, etj.
Kur ekipi i studimit bëri një studim krahasues mbi stereotipet astrologjike me pjesëmarrësit në SHBA, ata zbuluan se, në përgjithësi, amerikanët binin më pak dakord se homologët e tyre kinezë, se njohja e shenjës astrologjike të dikujt duhet të ndikojë tek vendi i ri i punës.
Në përfundim të eksperimentit, atje rezultoi se ishin Gaforret ato që shiheshin më negativisht nga shumica e njerëzve.
Shenjat e zodiakut nuk parashikojnë as performancën në punë dhe as efektivitetin tonë atje, por ndonëse njerëzit e dinë këtë shumë profesionistë në karrierë konsultohen me astrologë para se të punësojnë dikës apo para se të marrin hapa të rëndësishme në punën e tyre.