-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulohet lëshimi i Artemis

Kryesoret

Anija kozmike Artemis i nuk do u lëshua dot në hapësirë nga baza e NASA-s në Florida, pas probleme teknike të raportuara me një prej motorëve të mjetit.

Në bazë të datave të ardhshme të mundshme, lëshimi mund të kryhet në datën 2 shtator.

Megjithatë, duhet parë mundësia e rregullimeve teknike e më pas edhe e kushteve atmosferike, të cilat mund të çfavorizojnë ngritjen në qiell të misionit më të rëndësishëm hënor ndër vite për njerëzimin.

Artemis I është projektuar për të orbituar satelitin natyror të Tokës për një periudhë 19-ditore nga çasti i lëshimit, me qëllim mbledhjen e të dhënave të qenësishme për misionin e ardhshëm, Artemis II, i cili pritet të mbahet në vitin 2024 dhe të ketë njerëz në bord.

Pavarësisht faktit se momentalisht, ky projekt nuk imponon edhe pjesëmarrjen direkte të njerëzve brenda anijes kozmike, pritet që në vitin 2024, misionet e NASA-s të jenë më të ndërlikuara dhe të përfshijnë edhe ekuipazhe astronautësh në to.

“Gjithçka po bëjmë me këtë mision, Artemis I, është të shohim se çfarë shkon mirë e çfarë shkon keq. Kështu, do të kemi mundësi të përmirësojmë gjithë teknikalitetet dhe të minimizojmë rrezikun për misionin e ardhshëm, me njerëz në bord, Artemis II”.

Kështu shpjegoi astronauti Randy Bresnik, sa i përket misionit.

Disa dritare të tjera do të hapen në javët e ardhshme, por e preferueshme për vetë agjencinë është opsioni i nisjes së menjëhershme, për të mos humbur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit