Agjencia Amerikane e Hapësirës është në prag të nisjes së një rakete gjigante drejt hënës.
Raketa e quajtur SLS është më e fuqishmja e zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, përmes të cilit synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen e hënës pas një mungese 50-vjeçare, shkruan BBC.
Raketa është planifikuar të ngrihet nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën 08:33 me kohën lokale (12:33 GMT; 13:33 BST) të hënën.
Detyra e saj do të jetë të shtyjë një kapsulë të quajtur Orion, larg Tokës.