-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e nivelit të detit kërcënon tokën

Kryesoret

Në jug të Spanjës, rritja e nivelit të detit po kërcënon të gllabërojë tokën, duke rrezikuar shtëpitë dhe mjetet e jetesës.

Vija bregdetare përreth rajonit të Deltës së lumit Ebro po tërhiqet rreth pesë metra çdo vit dhe vendasit thonë se po bëhet pak për të shpëtuar rajonin.

Në pamje të parë, delta e Ebros duket të jetë një parajsë bregdetare.

Me një sipërfaqe prej 320 kilometrash katrorë, ajo ofron një larmi të pasur mjedisesh si kënetat e kripura, dunat, plazhet, pyjet buzë lumenjve dhe lagunat bregdetare.

Aty gjendet edhe një shumëllojshmëri e faunës, duke përfshirë zogjtë, zvarranikët, peshqit dhe amfibët e mbrojtur nga statusi i dhënë si park natyror.

Çdo verë, mijëra turistë vijnë për të shijuar bukurinë e këtij parku natyror.

Vizitorët mund të bëjnë ski mbi ujë, shëtitje në parkun ku jetojnë kafshë të egra dhe mund të shikojnë shpendët nga një kullë vëzhgimi.

Maria Auxiliadora është turiste nga Madridi

Përgjatë 910 kilometrave të lumit Ebro, lëvizja i tij ndërpritet nga 70 diga përpara se të derdhet në Mesdhe.

Sipas statistikave nga Instituti Rajonal për Kërkimin dhe Teknologjinë Agroushqimore (IRTA), mbi 90 për qind.

Si pasojë, delta po përballet me fenomenin e fundosjes.

Por situata aktuale nuk po kërcënon vetëm natyrën, por edhe aktivitetin ekonomik të mijëra bizneseve duke përfshirë bujqësinë, peshkimin dhe turizmin.

Luis Soler është kryetari i bashkisë së Deltebre, fshati më i madh në deltë

Në dhjetvjeçarët e fundit, kriza e deltës së Ebros ka qenë një dramë e ngadaltë. Por në janar të vitit 2020 stuhia “Gloria” e bëri deltën kryelajm.

Vascos është një restorant i famshëm i drejtuar nga e njëjta familje për pesë breza.

Por 30 vjet më parë, ai nuk ishte një restorant plazhi, pasi qëndronte 800 metra larg detit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit