Një gjykatë turke ka vendosur në arrest shtëpie këngëtaren e muzikës pop Gulsen Bayraktar Colakoglu.
Javën e kaluar ylli i popit u burgos me akuzat për “nxitje ose fyerje të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. E gjitha kjo pasi ajo bëri një shaka me shkollat fetare në Turqi.
Të hënën, gjykata penale e Stambollit e liroi Gulsen me kushtin “të mos largohej nga vendbanimi” pasi avokatët e saj apeluan arrestimin e saj.
Akuzat ndaj këngëtares nuk janë hequr megjithatë dhe prokurori do të shkruajë një aktakuzë duke kërkuar nga gjyqtari që të nisë seancat.
Akuzat duket se lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.
Ai “u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare). Nga vjen ana e tij perverse,” tha ajo. Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj.
Pas ndalimit të saj, Gulsen ndau një mesazh në llogaritë e saj zyrtare në Twitter dhe Instagram, duke i kërkuar falje “kujtdo që u ofendua” nga shaka. Ajo ka shtuar se ajo ishte shtrembëruar nga “njerëz keqdashës që synojnë të polarizojnë vendin tonë”.
“Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes. Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo.