-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa qytetarë janë infektuar brenda 24 orëve

Kryesoret

Janë ulur rastet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë, janë regjistruar vetëm 56 raste të reja nga 309 testime të kryera.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 3.222 qytetarë aktivë me koronavirus. Fatkeqësisht, këtë të hënë është shënuar një viktimë si pasojë e pandemisë.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë. Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 56 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 370 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.
Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 370
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 309

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit