-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1200 ushtarë ukrainas të vrarë në kundërofensivën e Khersonit

Kryesoret

Moska zyrtare ka raportuar se Ushtria Ukrainase ka humbur më shumë se 1 mijë e 200 burra në 24 orët e fundit.

Kjo në përpjekjen e saj për të nisur një ofensivë në zonën Mikolayev-Krivoi Rog, disa dhjetëra kilometra në veri të Khersonit, dhe në zona të tjera.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov.

Kështu, të paktën raportoi Tass.

“Armiku ka pësuar humbje në shkallë të gjerë për shkak të ofensivës në zonën Nikolayev-Krivoi Rog dhe zona të tjera”, tha zëdhënësi.

Sipas tij në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë eliminuar 48 tanke, 46 automjete luftarake të këmbësorisë, 37 automjete të tjera të blinduara luftarake, tetë automjete pick-up me mitralozë të kalibrit të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit