Rusia tha të hënën se do të organizojë një stërvitje ushtarake gjithëpërfshirëse në lindje të vendit. Ajo do të përfshijë trupa nga Kina, një shfaqje e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta ushtarake midis Moskës dhe Pekinit.
Kjo ngjarje vjen mes tensioneve me Perëndimin lidhur me sulmin e Kremlinit në Ukrainë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitja “Vostok 2022” do të mbahet nga 1 deri më 7 shtator në vende të ndryshme në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Detin e Japonisë.
Në këtë stërvitje do të marrin pjesë më shumë se 50,000 trupa, mbi 5,000 njësi armësh, duke përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije.
Ministria ruse e mbrojtjes publikoi një video të trupave kineze duke mbërritur në Rusi në përgatitje për stërvitjen. /VOA