Vetëm 5 ditë më parë, boksieri shqiptar mbushi Air Albania, teksa triumfoi ndaj meksikanit Miguel Parra.
Por për të nuk ka pushim. Marku ka shkruar në Twitter se kë do të dëshironin fansat e tij të jetë kundërshtari i radhës.
Por veç shumë komenteve të fansave, ka komentuar edhe boksieri irlandez TyroneMcKenna. Ai ka shkruar se është gati të ndeshet me Markun, madje ku do të dojë shqiptari.
Në postimin e Markut ka komentuar boksieri TyroneMcKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”.