Në epokën tonë, shumë sjellje toksike po konsiderohen si “normale” dhe kjo thjesht nuk është okay. Më poshtë, do të të tregojmë pikërisht 7 sjellje të tilla, të cilat dashur padashur, i kemi bërë:
- Ke quajtur dikë “të mërzitshëm” sepse nuk pi alkool, apo largohet shpejt nga një festë
Gjithsecili ka mënyrën e vet të argëtimit. Nuk ka një mënyrë specifike apo fikse se si një person duhet të kënaqet.
2. Të ndash shprehje rreth mirësjelljes në rrjetet sociale, kur as vetë nuk i beson
Pra, kë po motivojmë?
3. Kthimi i mesazheve
Është mëse normale të mbledhësh energjinë e duhur për të kthyer një mesazh. Të gjithë presin që të kthesh përgjigje sapo e sheh mesazhin, por në vetvete, kjo sjellje është presion.
4. Të flasësh ç’mendon dhe të thuash “jam person realist”
Jo domosdoshmërisht. Jo çdokujt i intereson mendimi yt “i sinqertë”.
5. Thashethemet
Janë qejf, të gjithëve na pëlqejnë, por sigurisht, nxehesh pa masë kur të tjerët flasin për ty. Po ta mendosh, a nuk po sillesh në mënyrë toksike dhe po jeton me standarde të dyfishta?
6. Të sillesh keq me dikë për vëmendje
Qoftë për hir të like-ve, apo për hir të të qenit “cool” në shoqëri, është sërish një sjellje shumë toksike.
7. “Mos u anko se ka edhe më keq”
Çdokush ka traumat e veta dhe mënyra si e përjeton është krejt personale. Nuk ka një traumë “të vogël” apo “të madhe”, sërish mbetet traumë.