Më shumë se 150,000 domate kanë mbushur autostradën në Kaliforni. Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në pasdite dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Gjatë sezonit të domates, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për të transportuar frutat në të gjithë shtetin.
Sipas raporteve, një përplasje fillestare bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate të madhësisë së grushtit në një pjesë prej 200 metrash të autostradës.
Makinat kaluan mbi domatet që fshiheshin, duke krijuar një llucë të rrezikshme lëngu domate, vaji dhe papastërtie.
Kjo bëri që të ndodhte dhe një tjetër aksident më pas. Punonjësit e mirëmbajtjes së autostradës po punojnë për lirim e rrugës. /BBC