-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet shuma që Pogba u ka paguar shantazhuesve

Kryesoret

Çështja e Paul Pogba, e nisur këtë javë nga vëllai i tij Mathias në rrjetet sociale dhe e konfirmuar nga disa media franceze, duket se do të jetë një telenovelë e gjatë.

Nëse të dielën qarkulloi informacioni se mesfushori i Juves kishte paguar një shtrigan për të dëmtuar sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe, të hënën u zbulua se francezi ka paguar tashmë një shumë prej 100 mijë eurosh për ata që e kanë shantazhuar.

Sipas “RMC Sport”, Pogba ka paguar një shumë fillestare për kriminelët që e kanë përndjekur prej disa muajsh.

Por, ata janë të pakënaqur me pagesën në fjalë. Shantazhuesit, miq të fëmijërisë së Paul Pogba sipas mediave të ndryshme franceze, kërkojnë 13 milionë euro.

Pagesa prej 100 mijë eurosh ishte një strategji e Pogba për të fituar kohë, që këto kërcënime të mos e preknin atë në aspektin profesional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit