Moti i keq ka goditur zonën katalane në Spanjë, me stuhi e breshër, i cili ka sjellë shkatërrim për zonën.
Breshri ka rënë në përmasa të mëdha, me dimensionet e një topi tenisi.
Dëme të mëdha materiale u shkaktuan me xhama të thyera të automjeteve banesave dhe bizneseve, si dhe çati të deformuara.
Sipas autoriteteve katalane, janë rreth 30 personat e lënduara dhe që gjenden në spital, ndërkohë që për një fëmijë vetëm 1-vjeçar, rrëmbimi i breshrit ka rezultuar fatal, duke ndërruar jetë në spital.
Sipas meteorologëve, shkak i fenomenit vjen si paradoks nga ngrohja e temperaturave që kanë sjellë stuhi të tipit tropikal të quajtur Medikane, që sipas tyre mund të shtohen edhe më shume në vitet në vijim.