-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Efektivja e Elbasanit: Ju lash të imagjinoni lidhjet e mia me bosë krimesh e pushtetarë…

Kryesoret

Efektivja e Elbasanit, Anisa Kostani, ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale, i cili ka marrë vëmendjen jo vetëm të 18 mijë ndjekësve të saj.

Kostani hedh poshtë lidhjet e saj me botën e krimit. Ajo ka treguar versionin e vërtetë të historisë me makinën me targa të verdha. Ajo thotë se nuk është e saja, por e një komshiu.

Po ashtu, efektivja bën të ditur se do të postojë edhe diplomat e saj për të treguar si i ka marrë gradat në detyrë.

“Vendosa t’ju tregoj versionin e vërtetë të historisë me makinën HOT me targa të verdha. Ju lashë të shpifnit e të imagjinonit lidhjet e mia me bossa krimesh, pushtetarë, etj, etj.

Makina është e bukur dhe çuni që e ka është beqar; e kam dhe komshi, but I’m a BMW person 🤞. Btw, x5 ngjitur është e imja.

A do flini më të qetë tani? (Shikoni dhe datat, jo pa qëllim i kam lënë aty) Më vonë do postoj dhe diplomat e mia, që t’ju shuhet kurioziteti se si arrita të marr gradën.

E di që mbase sdo t’ju interesojë sepse do dilni bllof me të gjitha lajmet që keni nxjerrë për mua, but anyway. Cheers”.

Kosteni u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët. Reagimi i saj erdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit