Mediat turke, kanë lavdëruar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Forumin e 17-të Strategjik të Bled-it, që u zhvillua dy ditë më parë në Slloven.
Haber7com., shkruan se Rama kritikoi BE-në, pasi nuk i ka ofruar ndihmë mjaftueshëm gjatë periudhës së koronavirusit, teksa nuk harroi të përmendte ndihmën e Turqisë.
Rama tha: “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë.”
“Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, theksoi më tej Rama.
Më pas kryeministri e ka përmbyllur fjalimin duke thënë se shpreson që Bashkimi Evropian të mos e përsëris gabimin.