Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka ardhur me disa fjalë pas vdekjes së Mikhail Gorbachev, presidentit të fundit të Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij.
Sipas mediave të huaja, Putin ka thënë: “Mikhail Gorbachev ishte një politikan dhe burrë shteti që pati një ndikim të madh në rrjedhën e historisë botërore”.
“Ai e udhëhoqi vendin tonë gjatë një periudhe ndryshimesh komplekse, dramatike, të politikës së jashtme në shkallë të gjerë, sfidave ekonomike dhe sociale”.
“Ai e kuptoi thellë se reformat ishin të nevojshme, ai u përpoq të ofronte zgjidhjet e veta për problemet urgjente”.
“Unë do të vë në dukje veçanërisht aktivitetet e mëdha humanitare, bamirëse, arsimore që Mikhail Sergeyevich Gorbachev ka kryer vitet e fundit”.
Siç vë në pah Sky News, dy liderët rusë kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar.
Gorbachev – i cili kishte sjellë sundimin demokratik në Rusi – kishte qenë kritik ndaj vendimit të Putinit për të kandiduar për një presidencë të tretë.
Ndërkohë, Putin i ishte referuar fundit të Bashkimit Sovjetik nën Gorbachev si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.
Gorbachev kishte qenë gjithashtu shumë kritik ndaj luftës në Ukrainë, duke u përpjekur t’i afronte të dy vendet gjatë presidencës së tij.