Ndeshja e parë e turneut “US Open” u mbyll me një fitore për Serena Williams.
Tenistja amerikane fitoi bindshëm përballë malazezes Danka Kovinic, ndërsa ka deklaruar se ky turne mund të jetë i fundit për të, megjithëse gjërat nuk janë ende të qarta.
Por 40-vjeçarja nuk ka pasur një performancë të zakonshme në stadiumin “Arthur Ashe”, duke filluar që nga veshja që është komentuar masivisht në rrjet.
Williams ka shkaktuar shpeshherë diskutime për shkak të natyrës rebele në veshjen që përdor në fushë, për të cilat është shprehur se janë bërë në mënyrë që të rinjtë të mos kenë frikë të jenë vetvetja dhe të mos krijojnë komplekse për shkak të trupit të tyre.
Por këtë herë arsyet e diskutimeve kanë qenë të tjera. Tenistja është “mbuluar” në diamante dhe kristale të çmuara duke filluar që nga bluza, fundi apo atletet. Këto të fundit, janë punuar me 400 diamante. E gjithë veshja është bërë në bashkëpunim me “Nike” dhe firmën “Serena Williams Jewerly”.