Vendi është thuajse i njëjti ku ngeci masivi Ever Given. Në kanalin e Suezit duke pasur në mend se çfarë katastrofe ekonomike ndodhi në atë kohë, nuk kishte se si vëmendje mediatike të mos merrte ngecja e një tjetër anijeje në atë pikë, Affinity V.
Të mërkurën e 31 gushtit, kjo mbajtëse kontejnerësh, e gjatë 250 metra, me vendmbërritje Arabinë Saudite, u fut në të njëjtën ngushticë ku ngeci edhe Ever Given.
Ndryshe nga Ever Given, e cila e bllokoi kanalin me ditë, duke shkaktuar një dëm të madh, Affinity V ia doli të zhbllokohej më shpejt se sa mendohej.
Në mars 2021, pronarët e lundrueses Ever Given i paguan autoriteteve të kanalit të Suezit një shumë prej 200 milionë dollarësh, si kompensim për dëmin e shkaktuar.
Këtë herë, Affinity V nuk pritet të paguajë ndonjë kolateral të mundshëm, pasi me tre orë të shpenzuara e ngecur. Nuk shkaktoi një fiasco të madhe në lundrimin e mjeteve të tjera, të cilave iu hap rruga për në destinacioneve përkatëse.