Tajvani thotë se ka rrëzuar një dron civil të paidentifikuar mbi një nga ishujt e tij që shtrihet vetëm disa kilometra larg Kinës kontinentale.
Droni u pa pak pas mesditës së së enjtes mbi ujërat e Lion Islet, një ishull i vogël në grupimin e qarkut Kinmen që kontrollohet nga Tajvani. Komanda e Mbrojtjes Kinmen tha se droni u rrëzua pasi flakët paralajmëruese nuk arritën ta largonin atë.
Ky është i fundit në një varg incidentesh të ngjashme që kanë ndodhur pranë grupit të ishujve në det të hapur.
Drone të paidentifikuar janë raportuar në zonën e Kinmen për katër ditë me radhë, por kjo është hera e parë që rrëzohet nga Tajvani. Të martën, ushtarët tajvanezë qëlluan me flakë mbi tre drone të paidentifikuar që fluturuan pranë Kinmen.
Nuk është e qartë se kush po i drejton dronët, megjithëse Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha të enjten se “nuk ishte në dijeni të situatës” dhe se ishte “e pakuptimtë që (Tajvani) të ekzagjeronte tensionin”.