Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani dhe regjisori Eduard Grishaj janë shtuar me një pjesëtare të re në familjen e tyre.
Lajmin e ka dhënë vetë Arbana. Ajo ka publikuar foton e parë me vogëlushen, ku dhe ka bërë të ditur emrin e veçantë që i kanë vendosur, Zoi.
“Dreams do come true. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar” ka shkruar ajo.
Ajo ka dy djem Jonin nga martesa e mëparshme si dhe Diellin me regjisorin Eduart Grishaj.