-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi: Lista e deputetëve dembelë të Kuvendit

Kryesoret

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar të kësaj legjislature, Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin për sesionin që lamë pas.

Sipas këtij raporti, dy deputetët më efektivë në jetën parlamentare janë Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe Erion Braçe nga mazhoranca.

Tabaku vlerësohet me 75.9 pikë nga 100 të mundshme, ndërsa Erion Braçe me 75.7 pikë.

“Njësoj si në sesionin e kaluar parlamentar dy deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit dhe efektivitetit parlamentar u rikonfirmuan Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS).

Tabaku ka më shumë angazhime në debatet parlamentare dhe drejtoi komisionin kryesor hetimor. Braçe ka nivel të lartë angazhimi në aktivitetet parlamentare në tërësi.

Po ashtu, nga deputetët e tjerë më cilësorë ruhet gati i njëjti vlerësim me dallime të vogla në renditje.

Bujar Leskaj (PD), Ina Zhupa (PD), Petrit Vasili (LSI), dy drejtuesit e grupeve parlamentare Balla e Alibeaj, etj., janë ndër deputetët me nivelin më të lartë të angazhimit parlamentar”

Lista vijon me deputetët më efektivë me Bujar Leskajn, Ina Zhupën, Dashnor Sulën, Taulant Ballën Klotilda Bushkën etj.

Ndërkohë në listën e deputetëve më pak efektivë renditen deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela, deputeti demokrat Alfred Rushaj etj.

Në analizën e bërë nga ISP-ja thuhet se janë të njëjtët deputet që kanë qenë në këto kuota edhe më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit