Aksionari më i madh i kompanisë ruse të naftë LUKoil, një kritikët e Putini, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Kjo deklaratë ka ardhur pas raportimeve të mediave lokale se Ravil Maganov, 67-vjeçar, ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë dhe ka vdekur.
Agjencia ruse e lajmeve, ka thënë se Maganov ka kryer vetëvrasje nga kati i gjashtë i spitalit, pasi është pranuar në të për shkak të sulmit në zemër.
Faqja tjetër e lajmeve, RBK, ka thënë se policia është duke hetuar mundësinë e vetëvrasjes.
Maganov ka punuar për Lukoil prej fillimit të viteve 1990 dhe konsiderohet besnik i Kremlinit.
Megjithatë, LUKoil ka treguar pakënaqësitë e veta në muajin mars – pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – duke u bërë ndër kompanitë e pakta që ka dënuar luftën.
Kjo kompani po ashtu ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundur.
Në deklaratën e kompanisë LUKoil nuk janë dhënë hollësi tjera për vdekjen e Maganovit.
Vdekja e tij raportohet në kohën e disa vdekjeve tjera misterioze të sipërmarrësve rusë.