Denis Cheryshev përfundon në Serinë B në Itali. Sulmuesi rus, i cili ishte pa skuadër që kur i përfundoi kontrata me Valencian, ka arritur marrëveshjen me Venezian.
Rusi, i cili nuk ka pasur një merkato shumë intensive, vendosi të priste deri në momentin e fundit dhe kur ka mbetur vetëm një një ditë para mbylljes së merkatos, ka zgjedhur Italinë për të vazhduar karrierën sportive.
Ish-sulmuesi i Realit të Madridit (është aktivizuar në vetëm dy ndeshje me “Los Blancos” në La Liga në fillim të karrierës), ka nënshkruar deri në vitin 2024 me mundësinë e rinovimit edhe një vit tjetër. 31-vjeçaro do të përpiqet të ndihmojë Venezian në objektivin për t’u ngjitur në Serinë A.
Rasti i Cheryshev ka qenë i çuditshëm. Që kur i tha lamtumirë Valencias, ai kishte mbetur në Madrid duke u përgatitur i vetëm dhe duke pritur për një ofertë të përshtatshme.
Pas tre muajsh pasigurie, Cheryshev “braktis” formacionin e lojtarëve pa kontratë (si Marcelo apo Juan Mata). Rusi nis një fazë të re, tashmë në një ekip më të vogël, por me synimin për të rikthyer Venezian në elitë.