Si ta kuptoni që po e gënjeni veten dhe atëherë kur s’e pranoni këtë?
- Moti prish gjithmonë planet e tua
Kur ti e ke ndarë mendjen që do ta bësh diçka, shiu dhe asgjë tjetër s’mund të të ndalojë. Ti thellë brenda vetes e di që po gënjen veten dhe po gjen një arsye që plani thjesht të mos realizohet.
- Ti s’ke një plan
Kjo është e dukshme, por shpesh refuzojmë ta shohim. Rënia në peshë, fillimi i një biznesi të ri, shkrimi i një libri nuk ndodhin vetë, krejt nga hiçi. Duhet mësim i vazhdueshëm, lexim dhe punë e përditshme për ta realizuar. Ti duhet të kesh një plan për të arritur aty. Nëse objektivat i thua thjesht me zë të lartë, s’po bën asgjë veçse- po gënjen veten.
- “Muskuli” yt i zgjedhjeve është i dobët
Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes një çokollate tani, ose dy çokollatave njëherësh më vonë, ju do të zgjidhni ëmbëlsirat që shfaqen para jush çdo herë. Në fakt, njerëzit që bëjnë zgjedhjen e vetëdijshme për të vonuar kënaqësinë janë më të suksesshëm në pothuajse çdo gjë që bëjnë në jetë.
- Ti nuk sheh opsione
Një nga problemet më të mëdha të njerëzve që gënjejnë veten është se kurrë nuk shohin opsione. Ne zgjedhim të lëvizim nga situatat e parehatshme, t’i shmangim për të mos i përballuar dhe ndonjëherë, mënyra si e bëjmë është e pashëndetshme.
5.Ju mungon përgjegjësia.
Njerëzit që ndjekin angazhimet i bëjnë publike angazhimet dhe planet e tyre. Për më tepër, ata ftojnë njerëz të rinj në jetën e tyre për t’i ndihmuar në procesin e ndryshimit. Ata jetojnë në mënyrë autentike në një komunitet njerëzish mbështetës, të cilët e dinë kur luftojnë dhe kanë nevojë për ndihmë. N