-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britny Spears i përgjigjet të birit: Fëmija im i dashur, babi juaj nuk punoi për 15 vite

Kryesoret

Britney Spears i është përgjigjur djalit 15-vjeçar Jaden, i cili ka dhënë një intervistë duke folur për përçarjen në marrëdhënien e tij dhe të vëllait me nënën e tyre. Adoleshenti tha se do të duhet shumë kohë dhe përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tyre.

“Unë thjesht dua që gjendja e saj mendore të përmirësohet. Kur të bëhet më mirë, kam shumë dëshirë ta shoh sërish”, ka thënë 15-vjeçari për nënën e tij. Duke iu drejtuar Spears gjatë intervistës, ai shtoi: “Të dua shumë, uroj për më të mirën për ty. Ndoshta një ditë mund të ulemi kështu dhe të flasim përsëri”.

Ylli i muzikës i është përgjigjur djalit të saj, të cilin nuk e ka parë prej disa muajsh, përmes Instagramit, duke i kujtuar se sa shumë i do fëmijët e saj.

“I them djalit tim Jaden se do t’i dërgoj atij gjithë dashurinë e botës çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime! Dashuria për fëmijët e mi nuk njeh kufij dhe më trishton fakti që tha se nuk i përmbusha pritshmëritë e tij si nënë… ndoshta një ditë mund të takohemi ballë për ballë dhe të flasim hapur për këtë!”, tha ajo.

Më tej, Britney përmend faktin se e ka ndihmuar ish burrin e saj përgjatë 15 viteve. Unë e ndihmova babanë tënd i cili nuk ka punuar për 15 vjet…Mendoj se është më e lehtë për ty të mos kesh dikë që mos t’ju kontrollojë.

Toni i këngëtares ndryshon befas në fund të postimit, kur ajo komenton vërejtjen e djalit të saj se dëshironte të përmirësohej gjendja mendore e nënës së tij.

Sa i përket shëndetit tim mendor…fëmija im i dashur, kupto që duhet të mësosh të hapësh dhe lexosh një libër para se të mendosh për mendjen time, zemër!‘ 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit