Në fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, Rama nuk kurseu as batutat.
Ai e nisi fjalën e tij me një batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.
“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.