-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i Ballkanit të Hapur, politikani i Bosnje dhe Hercegovinës: Më vjen keq që jam i ftuar si mik

Kryesoret

Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija është shprehur në samitin e Ballkanit të Hapur se nuk i vjen mirë që ftohet sërish si mik. Megjithatë theksoi se dy pengesat që ndalojnë Bosnje-Hercegovinën të anëtarësohet në Ballkanin e Hapur do të largohen pas zgjedhjeve të ardhshme në shtetin e tij.

“Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë.

Procesi i BH është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar”, tha Tegeltija.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit