Nja avion privat është rrëzuar këtë të diel në Detin Baltik, pranë brigjeve të Letonisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, katër anëtarë të së njëjtës familje mendohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti ajror.
Avioni privat ishte nisur nga Spanja, ndërsa ka ndjekur një trajektore të çuditshme para se të binte në det.
Ai humbi fillimisht lartësinë, ndërsa në ajër u ngritën edhe avion të NATO-s, por pa mundur të bëjnë asgjë. Një hetim ka nisur menjëherë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.