Gjermania është një nga shtetet që e ka ndihmuar me armë, por edhe me mbështetje financiuare Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë.
Qeveria gjermane mësohet se do të vijojë të dërgojë ndihma financiare për qeverinë e Kievit. Berlini do të akordojë në drejtim të Ukrainës 200 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë personave të zhvendosur brenda vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik Svenja Schulze, sipas së cilës qeveria gjermane do t’i japë Ukrainës 200 milionë euro për programet e ndihmës për personat e zhvendosur brenda vendit.
“Paratë janë të destinuara në mënyrë që personat e zhvendosur në Ukrainë të vazhdojnë t’i sigurojnë vetes gjërat më të nevojshme,” shtoi ajo.