Inteligjenca britanike ka zbuluar disa krisje me ushtarëve rusë dhe vet shtetit. Sipas tyre, ushtarët kanë probleme me pagat si dhe bonuset e premtuara nga Putin.
“Përveç lodhjes së luftimeve dhe humbjeve të mëdha, një nga ankesat kryesore të ushtarëve rusë të dislokuara në Ukrainë ndoshta vazhdon të lidhet me problemet me pagat e tyre”.
Në ushtrinë ruse, shpjegon shënimi, të ardhurat e trupave përbëhen nga “një pagë bazë modeste, e rritur nga një shumëllojshmëri komplekse shpërblimesh dhe shtesash: në Ukrainë, ka shumë të ngjarë që ka pasur probleme të rëndësishme me mospagesën e shpërblimeve të konsiderueshme për luftimet.