Liz Truss u zgjodh sot si kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Boris Johnson ka uruar lideren e re në Twitter dhe gjithashtu ka thënë Truss ka “planin e duhur” për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove të jetesës dhe për të mbledhur partinë në pushtet Konservatore, tha lideri në largim Boris Johnson në Twitter.
“Urime @trussliz për fitoren e saj vendimtare. Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%,” tha Johnson.
Rishi Sunak, i cili humbi betejën për kryeministrin e Britanisë, tha se partia tani duhet të mblidhet rreth fituesit të procesit Liz Truss.
“Tani është koha e duhur për t’u mbledhur rreth kryeministres së re Liz Truss, ndërsa ajo e udhëheq vendin në kohë të vështira,” shkroi Sunak në Twitter.