Dyshohet se Donald Trump kishte informacion për jetën e fshehtë të dashurisë së presidentit francez Emmanuel Macron.
Më 8 gusht, FBI bastisi shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, Florida. Kutitë me dokumente të klasifikuara u sekuestruan si pjesë e një hetimi penal për disa materiale tepër sekrete të gjetura në zotërim të tij.
Një nga dosjet përmendet në Paris si ” dosja seksuale e Macron “. Dosja misterioze, ‘Objekti 1a’, u rendit nga FBI si ‘informacion për Presidentin e Francës’.
Thashethemet online filluan të lulëzojnë dhe Macron u detyrua të deklaronte: “Thonë se kam një jetë të dyfishtë me Mathieu Gallet, por nuk është e vërtetë”.
Ai përsëriti në një mbledhje tjetër: “Unë jam ky që jam. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëz që thonë se kam një jetë të fshehtë apo diçka tjetër. Nuk është e këndshme për Brigitte-n sepse i ndaj të gjitha ditët dhe netët me të dhe ajo më pyet si ia dal”, deklaroi ai mes seriozit dhe shakasë./Kosmos