-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jep dorëheqjen Sekretarja e Brendshme britanike, do të ndalonte emigrantët shqiptarë

Kryesoret

Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministres së Brendshme, duke mos shërbyer kështu në kabinetin e kryeministres së re, Liz Truss.

Në një letër drejtuar Boris Johnson, Patel thotë se është kjo është një zgjedhje e saj.

Ajo shton se është “jetike” që Liz Truss të mbështesë “të gjitha aspektet” e politikave të saj për të trajtuar imigracionin e paligjshëm.

Pak dite me pare, Priti Patel zbuloi planin për të frenuar numrin e shqiptarëve në vendkalimet e emigrantëve.

Sipas këtij plani, Policia shqiptare mund të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar ardhjet e emigrantëve dhe për të përcjellë inteligjencën në një përpjekje për të trajtuar kalimet e Kanalit anglez.

Që kur u bë Sekretare e Brendshme në korrik 2019, ajo është përballur me krizën e emigracionit të paligjshëm, më së fundi duke kryesuar planin e diskutueshëm të Ruandës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit