Mbappé ka folur për mediat para ndeshjes së Champions League ndaj Juventusit. Veç ndeshjes, ylli francez ka komentuar edhe marrëdhëniet e tij me Paul Pogbanë dhe akuzave të vëllait të mesfushorit të Juventusit se kishte kontaktuar një shtrigan që të bënte të mundur dëmtimin e “yllit” të PSG-së.
“Poul më telefonoi dhe më tregoi versionin e tij të ngjarjeve. Tani për tani është fjala e Pogbasë kundër vëllait të tij. Unë preferoj t’i besoj fjalës së shokut të skuadrës.”
Në lidhje me përplasjen me “Zonjën e Vjetër”, Mbappe komentoi:
“Kjo ndeshje është e rëndësishme për një klub si yni. Ne duam ta nisim mirë turneun evropian në shtëpi. Varet nga ne që të luajmë një ndeshje të mirë nesër, për të vazhduar këtë ecuri të mirë.”
Sulmuesi francez foli për formën e tij në këtë fillim sezoni:
“Roli im nuk ka ndryshuar nga sezoni i kaluar. Unë vazhdoj të përpiqem të luaj mirë, të jem vendimtar dhe të fitoj sa më shumë tofe”.
Gjithashtu foli edhe për marrëdhënien me Neymarin: “Është viti ynë i gjashtë së bashku… kemi pasur faza kur kemi qenë miq shumë të mirë, të tjerët kanë folur më pa.
Penalltitë? Kur luan me lojtarë të kalibrit të atyre që kemi, duhet të mësosh të ndash gjërat. Të caktohesh gjuajtës kryesor nuk do të thotë që duhet t’i gjuash të gjitha penalltitë”.