-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çekia bën propozimin konkret për BE-në: Zbatojmë këto dy pika për krizën e energjisë

Kryesoret

Një zyrtar çek ka zbuluar dy planet paraprake të BE-së për përballimin e krizës së energjisë.

Roli mbizotërues i Rusisë si furnizues i energjisë për BE-në ka çuar në shqetësimet se Moska mund të kufizojë furnizimet gjatë dimrit.

Ministri çek, Jozef Sikela, tha se njëri opsion parashikon ndarjen e çmimit të gazit nga çmimi i ngarkuar nga termocentrali që konverton gazin në energji elektrike.

Ai tha se propozimi tjetër alternativ kërkon të vendosë çmime maksimale për prodhimin e gjithë elektricitetit, përveç atij që kërkon gaz.

Çekët synojnë të prodhojnë një dokument deri më 7 shtator, i cili paraqet pikëpamjet e 27 vendeve anëtarëve të BE-së mbi propozimet.

Që kur samiti G7 dhe liderët e tjerë perëndimorë ngritën idenë e një kufiri çmimi për importet e gazit rus, Moska ka kërcënuar vazhdimisht me ndërprerje, përtej pezullimeve të gazit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit