-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtrëngohen kushtet për marrjen e patentës

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se do ndërmerret një reformë për autoshkollat.

DPSHTRR bën të ditur se do të përcaktohen kriteret për rregullimin e tregut të autoshkollave, bazuar në numër popullsie për zonën e mbulimit, si dhe do të përcaktojë nivelin orientues tarifor dysheme.

“Po punojmë që brenda vitit 2022 të kemi përcaktuar nivelin orientues tarifor dysheme që do të jetë detyrues për autoshkollat në mënyrë që të garantohet një proces mësimor sa më profesional, i plotë dhe cilësor, i formalizuar dhe në nivele sa më bashkëkohore për teori e praktikë. Konsolidimi dhe mbrojtja e subjekteve korrekte, lufta ndaj konkurrencës së pandershme dhe fiktivitetit shkollor, eliminimi i evazionit dhe abuzivizmit, moskioskëzimi i tregut të autoshkollave, garantimi i rekrutimeve e pagave dinjitoze, janë thelbësore për rritjen e nivelit të përgatitjes dhe edukimit për lejedrejtimi në Shqipëri”, njofton DASH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit