Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me kryesinë e grave në Tiranë, ka prekur dhe fenomenin e emigrimin të të rinjëve.
Sipas tij, ky fenomen rrezikon të na shpërbëj si komb dhe si shtet.
“Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.
Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë.
Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni,” është shprehur ai.