I udhëhequr nga Mbappe, PSG ka mposhtur 2-1 Juventusin në ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League.
Ylli francez realizoi 2 gola të shpejtë në suksesin e kampionëve të Francës, ndërsa italianët u mbajtën mirë në vazhdim, madje duke realizuar edhe një gol në pjesën e dytë. Megjithatë, vetëm kaq, pasi 3 pikët shkuan për francezët.
Reali i Madridit triumfoi me tre gola në transfertë ndaj Celtic, edhe pse e mbylli në barazim pjesën e parë. Në të dytë, kampionët në fuqi të Champions, tregun vlerat dhe shembën murin skocez.
Ndërkohë, Milani mori një pikë në barazimin 1-1 në Austri ndaj Salzburgut. Edhe pse pësuan në fillim, kampionët e Italisë barazuan rezultatin. Ata dominuan në vazhdim, por nuk mundën të gjejnë edhe golin e fitores në këtë transfertë.
Më herët, Chelsea u mposht 1-0 në transfertë nga Dinamo e Zagrebit, e cila bëri surprizën e mbrëmjes.