New York Times ka zbuluar shifrat e kontratës miliona dollarë që PSG e mbështetur nga Katari i ofroi Kilian Mbapesë për ta bindur që të mos largohej nga kryeqyteti francez.
Mbappé do të marrë 250 milionë dollarë (251.46 milionë euro) për tre sezone, afërsisht 83 milionë për vit.
New York Times pretendon se Mbappé mori rreth 125 milionë për nënshkrimin e rinovimit, pagesa më e madhe e bërë ndonjëherë për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.
Më pas zbuloi arsyen se përse refuzoi Realin e Madridit për të qëndruar në Francë. “Macron më tha: Unë dua që ti të qëndrosh, nuk dua të largohesh tani nga Franca. Ti je shumë i rëndësishëm për vendin.
Ke kohë të largohesh, mund të rrish edhe pak” ishte kërkesa e Presidentit të Francës. “Sigurisht”, tha Mbappe, “kur presidenti e thotë, kjo ka rëndësi”.