-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja si pritet të ndryshojë Shqipëria në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kryesoret

Taulant Seferi është emri i parë i zyrtarizuar që do të jetë i grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve në fundin e muajit.

Sulmuesi u transferua në këtë merkato nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Vorsklës që tregon se Seferi do të jetë pjesë e Kombëtares në fundin e shtatorit.

Megjithatë, Reja do të duhet të bëjë pa shumë nga shtyllat e ekipit për shkak të dëmtimit. Italiani pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion.

Strakosha mund të ketë rastin që të rikthehet titullar në portë, ndërsa mbrojtja me Balliun, Ismajlin, Veselin dhe një alternativë është edhe Gjasula, pasi po përshtatet mjaft mirë në këtë pozicion me Darmshtadin në Gjermani.

Krahu i majtë mund të mbulohet nga Lenjani, Hoxhallari, të cilët po luajnë rregullisht. Mesfusha pritet që t’u besohet të rinjve si Asllani, Bajrami, Çekiçi, Laçi, të alternuar me eksperiencën e Abrashit.

Ndërsa reparti i sulmit do të plotësohet me Brojën, Uzunin, Cikalleshin dhe i pritshëm është edhe një rikthim i Muçit. Ky do të jetë një shans për lojtarët e rinj që të tregojnë vlerën e tyre në këto ndeshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit