Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me legalizimin e kanabisit në vend. Ai është shprehur se pasojat do të jenë tepër të mëdha dhe se vendit do të bëhet objekt studimi nga ndërkombëtarët.
Berisha ka shtuar asnjë vend nuk ka nevojë për kanabisin dhe se ai do të bëhet armë e fortë dhe do të gjenerojë krim çdo ditë.
Në çdo logjikë ekonomike, aty ku ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të jenë nga më të pranueshme. Por e vërteta është se rreshtohemi të tretit në Europë për çmimet më të larta në ndërtim
Kjo do të thotë se ata që nuk kanë nuk blejnë dot më apartamente. Nuk mund të blejnë. Ata mbeten pastrehë. Vendi mbushet me kulla e ndërtime, por qytetarët shqiptarë nga kjo shohin vetëm mollën e ndaluar.
Kjo histori erdhi se Edi Rama zbaton një ideologji droge, të cilën e propagandon Xhorxh Soros. Ky multimiliardjer merr nisma në OKB, bashkë me qeveritarë si Edi Rama, për të ndaluar luftën kundër drogës. Në këtë kontekst nuk mund të mos shpjegohet ndryshe se ministri i parë i rendit i kësaj partie ishte skafisti Saimir Tahiri.
Ministri i dytë i rendit ishte përfaqësues i klanit Xhafa, i treti është veristi, Bledi Çuçi, i cili mban këshilltar njërin nga arkitektët më kryesorë të kanalizimit të Shqipërisë, e kështu me radhë,” është shprehur Berisha.